Mbreti i muzikës pop, Michael Jakson, e kishte parashikuar një pandemic globale të ngjajshme me koronavirusin dhe kjo ishte arsyeja se pse ai mbante maskë në fytyrë, pavarëisht pse tallej nga të gjithë, pretendon ish-truproja e tij.
Matt Fiddes, i cili punoi për këngëtarin për një dekadë, ka bërë këtë deklaratë, përderisa pandemia po vazhdon të përhapet ndjeshëm në mbarë botën, transmeton portal arbresh.info
“Ai (Michael Jackson) e dintë që një fatkeqësi natyrore është pranë nesh. Ai ishte shumë i vetëdijshëm dhe gjithmonë do të parashikonte një sëmundje që do të na bënte të fshiheshim. Prandaj, ai mbante maskë me vete dhe nuk e kalonte më shumë se një natë nëpër vende të botës. Pothujase, pjesën më të madhe të kohës ai e ka kaluar në aeroplan”, tha ai.
Sipas truprojës, Jackson i kishte thënë atij se nuk mund të sëmurej, nuk mund të dëshpëronte tifozët.
“Unë jam në këtë tokë për një arsye. Unë nuk duhet të dëmtoj zërin tim, duhet të bëj kujdes për shëndetin dhe maskën dhe dorëzat do t’i mbaj, sepse kushedi se me kë do të takohem”, kujton truproja t’i kishte thënë ai.
Michael Jackson ndërroi jetë në vitin 2009, ndërsa ish-truproja beson se po të ishte ai gjallë do të thoshte: “Unë e dija saktësisht dhe ja tani ajo ( pandemia) është këtu”./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...