Grupi ‘heavy metal’ Metallica ka dhuruar 250 mijë euro për një spital pediatrik në Rumani.
Dhurimi për Daruieste Viata (Jepni Jetën), themeluar në vitin 2012, erdhi përpara koncertit, shkruan Ruetures, transmeton portali arbresh.info
Dhurimi u bë përmes fondacionit jofitimprurës të grupit, thuhet në një deklaratë.
Ndërtimi i spitalit ka filluar në mes të vitit 2018 në spitalin e Bukureshtit, e cila edhe ishte një nga ndërtesat e rralla që ndërtohej në Rumani gjatë tri dekadave të fundit.
Projekti pritet të përfundojë vitin e ardhshëm, me dhurime nga 260,000 individë dhe pak më pak se 2,000 kompani deri më tani.
Rumania ka një nga infrastrukturat më pak të zhvilluara të BE për shkak të administratës së dobët publike, korrupsionit dhe burokracisë, pavarësisht viteve të rritjes së fortë ekonomike dhe miliarda eurove në financimin e BE. Qeveria aktuale ka shtyrë vazhdimisht planet për të ndërtuar tre spitale të rinj rajonalë për të cilët BE-ja ka ndarë fonde./arbresh.info/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...