Fondacioni bamirës i rok grupit Metallica “All Within My Hands”, vazhdon të japë kontributin e saj në kohëra të krizave, shkruan LoudWire.
Derisa bota është duke u ballafaquar me pandeminë Covid-19, Metallica ka konfirmuar se ka dhënë donacion 350 mijë dollarë për katër organizata për të luftuar koronavirusin, transmeton Koha.
“Derisa përhapja e koronavirusit po vazhdon, njerëzit më të rrezikuar në komunitetet tona kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmën tonë”, ka deklaruar grupi, teksa ka konfirmuar se fondacionet që pranuan këtë ndihmë financiare janë Feeding America, Direct Relief, Crew Nation, dhe USBG National Charity Foundation.
Grupi edhe më parë ka pasur bashkëpunim me Feeding America.
Derisa Direct Relief u është përgjigjur krizave në 22 vende, duke siguruar më shumë se 40 tonë pajisje mbrojtëse personale për punonjësit e kujdesit shëndetësorë që janë në vijën frontale.
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin