Futbollisti i njohur Mesut Ozil, ka renovuar pak ditë më parë kontratën e tij me klubin e Arsenalit.
Ai është një nga emrat më të ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat ndan herë pas here me fansat imazhe nga jeta dhe karriera e tij.
Së fundmi, futbollisti gjerman ka publikuar një fotografi ku shfaqet bashkë me këngëtaren e njohur, Rihanna.
Këtë fotografi, dyshja e njohur e kanë realiuzar në ambientet e “Emirates Stadium” në Londër.
“Ajo e di më së miri se cilin ekip të mbështesë”, ka shkruar Ozil në mbishkrimin e fotografisë.
Me këtë, ai ka treguar se këngëtarja e shumë pëlqyer në të gjithë botën, ka një simpati të veçantë për klubin futbollistik të Arsenalit.
Kujtojmë që në të njëjtin klub, luan edhe shqiptari Granit Xhaka./Telegrafi/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...