Google ADS

Mësohet arsyeja pse Oriola dhe Erosi i kishin dhënë fund lidhjes

23:30 | 26 Korrik 2020
Arbresh Info

Dyshja kanë filluar sërish ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Vetëm një muaj pasi modelja Oriola Marashi shpalli fejesën në Kroaci me futbollistin e Kombëtares, Eros Grezda, ka ndodhur krisja e parë mes çiftit. Lajmi se modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda janë ndarë, bëri xhiron e rrjetit pak ditë më parë.

Kjo, pasi çifti nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kishin fshirë të gjitha fotot e përbashkëta, ku shfaqeshin shumë të dashuruar dhe të lumtur.

U fol se kishin pasur një konflikt të fortë mes tyre, të cilin ata e kanë diskutuar, duke qenë se pas një situatë kaotike në çift kanë rinisur sërish komunikimin. Së fundmi, modelja ka postuar disa foto në “Instagram”, ku shfaqet e shtrirë në rërë e siç duket futbollisti nuk i ka rezistuar dhe ka lënë një koment.“Fuego fuego”, shkruan futbollisti me emojin e flakës dhe një zemër të kuqe, duke treguar kështu se ata mund të jenë rikthyer bashkë. Sipas miqve të tyre pas karantinës, mes çiftit ka plasur xhelozia, duke e tensionuar lidhjen dhe duke krijuar një distancim. Nuk dihet nëse tashmë ata kanë sqaruar gjithçka, ndërkohë që Oriola u është rikthyer pozave hot.

ORIOLA DHE EROS, DHE FEJESA PAS KARANTINËS

Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti i Kombëtares, Eros Grezda, u fejuan fiks një muaj më parë gjatë një ceremonie private në Zagreb të Kroacisë, ku edhe bashkëjetonin.

Burime për “Panorama Plus” konfirmuan zyrtarizimin e lidhjes së tyre pas karantinës, fakt i vërtetuar edhe nga vetë modelja me anë të postimeve që bëri në “Instagram”. Me tri foto të postuara, Oriola evidentoi syzet, por ndërkohë me stil tregonte unazën e fejesës në gisht që i kishte blerë futbollisti i Kombëtares, Erosi.

“Panorama Plus” shkruante pak javë më parë se çifti ishte gati të shkëmbenin unazat dhe se tashmë kishin njohur familjet e njëri-tjetrit. Gjithashtu, të njëjtat burime shkruanin se ajo që mbante Oriolën në Kroaci është pikërisht fejesa dhe hapi i madh që çifti kishte hedhur.

Çifti u lidhën para 7 muajsh, ndërkohë që romanca e tyre u zbulua plotësisht gjatë karantinës, kur ata publikonin foto nga e njëjta shtëpi duke u treguar ndjekësve se izolimin po e kalonin bashkë.

Në një intervistë për “Wake up”, Grezda zbuloi se është në një lidhje me Oriola Marashin dhe se ishte i lumtur. Por duket se opsioni për famë si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishte rënë poshtë modeles që ka studiuar për Kanto në Universitetin e Arteve. Pasi bashkëpunoi me markën e njohur “Guess” si imazh, duket se ajo e kishte pezulluar këtë profesion pasi zgjodhi t’i dedikohej 100 për qind fejesës dhe jetës së re me Erosin në Kroaci.

Edhe pse njihet si fotomodele, shumë pak e dinë që ajo ka studiuar për soprano dhe për një kohë të gjatë njihej si vajza OTR. Në një nga intervistat e fundit, rrëfeu se ka gati një dekadë që merret me muzikë e që u përkushtohet notave që nga Liceu Artistik e deri në Universitetin e Arteve. Muzikën dhe modelingun i ka ushtruar paralelisht që në moshë të vogël e, ndërkaq, nëse do t’i duhej të zgjidhte mes të dyjave ajo do t’i thoshte “po” muzikës.

Pasi u njoh me futbollistin e Kombëtares, Eros Grezdën, ai e bindi të heqë dorë nga ëndrra amerikane dhe e mori me vete në Kroaci. Burime pranë tyre kanë treguar se ata u bindën se janë për njëritjetrit pas muajve të karantinës, të cilat i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit 25-vjeçar, i cili jeton në Kroaci, ku zhvillon karrierën.

E ndërkohë që Oriola e ka konfirmuar lidhjen në mënyra të ndryshme, pak ditë më parë ishte Eros ai që e pranoi publikisht lidhjen e tij, pasi mori konfirmimin e prindërve. Nëpërmjet një interviste në “Wake Up”, ai tregoi pa dashur emrin e modeles duke konfirmuar zërat që po qarkullonim prej kohësh. Çifti ka kaluar karantinën së bashku dhe Eros ka treguar detaje në lidhje me këtë periudhë izolimi, por që për të mund të konsiderohej një muaj i vërtetë mjalti.

“Si po shkon marrëdhënia me Oriolën?”, e pyeti moderatorja e njohur Ori Nebiaj? “E thatë ju emrin e Oriolës, por unë s’e them në asnjë rast. Jam i lidhur dhe jam shumë i lumtur. Po kalojmë karantinën bashkë. Për momentin jemi bashkë dhe po kalojmë shumë mirë!”, u shpreh ai shumë spontanisht.

Më pas, intervista vazhdoi duke u pyetur futbollisti nëse karantina ka shërbyer si test për marrëdhënien e tyre dhe 25-vjeçari e ka pranuar.

“Po, normalisht, ishte një kohë e mirë që ta shohim veten si ta njohim partnerin”, ka shtuar Eros Grezda. Nuk munguan edhe ngacmimet nëse ka ndodhur që janë grindur me njëri-tjetrin dhe nëse Oriola ia ka nxirë jetën atij me foto gjatë karantinës.

“E kam ditur këtë punë që gjithmonë që jam me të, duhet t’i bëj foto. Normalisht ne çunat nuk e kemi shumë qejf që të bëjmë foto, por me Oriolën e kam pasur të lehtë sepse ajo del mirë në çdo kënd”, është shprehur Eros, të cilit brenda së njëjtës intervistë ku tha se nuk do ta përmendte emrin e Oriolës, i doli pa dashje edhe emri i saj, duke qenë se gjatë gjithë kohës nuk përmendi emër, por thoshte gjithmonë “e dashura”.

Nga ana tjetër, Oriola ndau më vonë në “Instagram” foton e parë me Erosin, të cilin i kishte vendosur një emoji me zemra në fytyrë. Kujtojmë që çifti kaloi së bashku ndërrimin e viteve dhe ditët e para të Vitit të Ri, festë-çift që e pasoi ditëlindja e 25-të e Erosit.

https://www.instagram.com/p/CC6mgglju3R/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme