Jennifer Garner po përdor fuqinë e saj për të ndihmuar fëmijët në nevojë.
Të premten, aktorja vizitoi “Save the Children” në Houston, pas Uraganit Harvey – stuhia më e fuqishme që goditi Teksasin në më shumë se 50 vjet, shkruan E! News, transmeton Klan Kosova.
Jennifer bëri një donacion për familjet që kanë fëmijë të vegjël në nevojë.
Pas vizitës, aktorja ndau disa fotografi në Instagram, për të shkruar një mesazh prekës: “Sot isha frymëzuar nga zemrat e mëdha në Teksas. Ka një bujari shpirtërore që humbet në retorikën politike, por njerëzit bashkohen në një kohë krize. Gjëra të tmerrshme kanë ndodhur me këta fëmijë në dy javët e fundit. Ne duhet t’i mbrojmë fëmijët tanë dhe duhet të mësojmë prej tyre””, shkroi ajo.
Jennifer, nuk është e vetmja që ka dhuruar kohë/para për viktimat nga Uragani Harvey. JJ Watt, Kevin Hart, Pink dhe Sandra Bullock janë vetëm disa nga fytyrat e famshme që kanë dhënë shumë të mëdha parash për të ndihmuar familjet në nevojë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...