Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktores së mirënjohur, Leze Qena
Përmes një statusi në Facebook, Ahmeti ka shkruar se aktoren Qena e ka njohur si mike të babait, Ali Ahmeti, i cili ishte po ashtu aktor.
“Sigurisht se nuk ka moment të duhur për të respektuar dikënd që largohet nga mesi jonë. Por më vjen keq që duhet t’i themi lamtumirë Leze Qenës në këto kushte. Nuk do të kenë mundësi të gjithë ta respektojnë me pjesëmarrje. Ju kam njohur si mike e babit tim, e sot në emër të Prishtinës të falenderojmë për krejt ato momente të bukura që ja dhe Kosovës dhe shqiptarëve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Aktorja Leze Qena ka vdekur mëngjesin e sotëm derisa ishte duke u trajtuar në kujdesin intensiv në QKUK.
Leze Qena ishte lindur në Prizren, më 1 mars të vitit 1935.
Në Prizren kreu edhe shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa më pas vazhdoi shkollimin e lartë në Prishtinë.
Qena më pas filloi edhe karrierën si aktore, ku takoi edhe bashkëshortin e saj, aktorin Xhevat Qena, me të cilin kaloi shumë vite bashkë.
Ata kishin një histori shumë të bukur dashuria dhe treguar se dashuria triumfon mbi gjithçka. Lezja tregonte se mjaftonte dëshira për një darkë që ata të shkonin në Zagreb e të ktheheshin pastaj në punë. Ndërsa në disa raste, Xhevati ishte treguar xheloz kur ishte në publik me Lezen, tregonte aktorja për bashkëshortin e saj, pa të cilin i ra të jetonte edh shumë vjet pas vdekjes së tij.
Lezja ishte aktore shumë e dashur dhe me vlerë për Teatrin Kombëtar të Kosovës, ku ka aktruar në shumë shfaqje, deri në vitet e fundit të jetës së saj. Madje ministri i atëhershëm i Kulturës në Kosovë, kishte thënë se “angazhimi i saj në skenën e teatrit është një thesar i çmuar për historikun e teatrit kosovar”.
Ajo njihet për shumë role në shfaqje, filma e seri të shumta televizive shqiptare, si “Po e zëm, po e zën”, “I ikuri (Fidani)”, “Qesh e ngjesh”, e “Të gjithë me ne ndër të tjera”, në të cilat është shfaqur që nga vitet 1070.
Ndërsa që nga vitet 2000, Lezja ka qenë pjesë e ekranit televiziv në shumë serialet komedi të dashura për publikun shqiptar, duke filluar me “Mahmutovitët e Rexhepovitët”, më pas për rolin e ‘Gjyshes’ në serialin “Familja Moderne”, “Kombinati” dhe së fundi në komedinë “Çka ka shpija”.
Të gjithë ata që e njohin, miqtë e bashkëpunëtorët e kolegët që i ka rënë rasti të punojnë me të, gjithmonë kanë thënë se Lezja ishte ajo që i ndriçonte ditën sa herë që ishte në punë.
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...