Në moshën 16-të vjeçare Rita Ora ndihej sikur të ishte në krye të botës, ajo kishte një marrëveshje dhe besonte se do ta bënte atë që dëshironte dhe ajo që donte ishte të bëjë muzikë gjeniale, shkruan ‘Cosmopolitan’.
Asaj iu kishte thënë atëherë se është shumë e re dhe nuk mund të fillojë të këndojë.
Në videon e publikuar, Rita tregoi se ata i thonin ‘Nuk do të na këndoni ndonjë këngë pop’? Dhe kjo e bënte shumë të vështirë për mua sepse ata nuk më lejonin të isha vetvetja dhe të bëja se çka di unë, prapa skenave kishte shumë zhurma të cilat i dëgjoja dhe nuk e dija se çka po ndodh, kjo ishte shumë e vështirë të isha unë dhe të luftoja për muzikën time,’ tha ajo, përcjellë GazetaBlic.
Këto gjëra u thelluan, dhe më vonë kishin një ndikim në llojin e muzikës që Rita dëshironte të këndonte.
‘Kam bërë kaq shumë albume që ju nuk do t’i dëgjoni kurrë, dhe kjo është për shkak të momenteve dhe kohëve të njerëzve që të urrejnë apo nuk ta duan të mirën dhe thonë:”Kjo nuk është e drejtë, kjo nuk është mjaft e mirë, kjo nuk po funksionon dhe nuk duhet ta bëni”, unë parashtroja pyetjen si e dini ju këtë, dhe pastaj i thoja vetes se vetëm për këtë arsye unë duhet të bëjë gjithçka që të jem në fytyrat e të gjithëve.
‘Unë bëra gjithçka që mund të bëja për të qenë në fytyrat e të gjithëve në çdo kohë, sepse thoja, Ti nuk mund të më heqësh qafe mua, kjo nuk po ndodh’,pastaj bëra dizajnin e modës, shfaqjet televizive, filmat dhe muzikën për filma. Unë bëra gjithçka kështu që njerëzit do të thonin: ‘Mirë, mirë, mendoj se kjo bushtër po qëndron’, thotë Rita duke qeshur.
‘Më e mira e vetes sime ishte se unë kam qëndruar gjithmonë vetja dhe nuk kam qenë hequr dorë asnjëherë‘.Dhe ju pagua e gjithë kjo, Rita lëshoi albumin e saj të parë në mbarë botën, “Phoenix“, në nëntor 2018-të.
“Isha shumë krenare për këtë. Unë nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë më krenare për diçka, sepse e dija vetëm udhëtimin që duhej për të arritur atje’, dhe ndihem shumë krenare dhe do vazhdojë ta bëjë më mirë punën time’.
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...