Google ADS

Mes lotësh, Lindita e “Përputhen” merr vendimin që mund t’i ndryshojë jetën

01:42 | 8 Korrik 2021
Trina Galanxhi

Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Linda vendosi të vazhdojë njohjen jashtë me Samiun. Konkurrentja tha se ka shumë vite që nuk ka gjetur dikë si Samiu, i cili nxjerr në pah anët e saj më të mira.

“Kam shumë vjet që nuk më ka rastisur që të kem përballë një person që të nxjerri këto anë te unë. Jam mirënjohëse përgjithmonë. Je person shumë i bukur, je shpirt i lirë. Mezi pres të vazhdojmë njohjen jashtë, sido që të shkojë, pa pendesa.

Nuk premtojmë asgjë. Ne që këtu nuk do dalim të përputhur, por do vazhdojmë njohjen tonë jashtë me të njëjtën pastërti dhe sinqerisht”, u shpreh Linda mes lotësh.

“Ke një krenari të bukur, jo të gënjeshtërt. Më pëlqen pamasë se je elokuente kur i tregon gjërat dhe mundohem dhe unë të jem i qartë me ty”, iu përgjigj Samiu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme