Gazetarja Adelajda Xhamani u përcoll për në banesën e fundit në qytetin e saj të lindjes, Kavajë.
Homazhet u mbajtën në orën 12:00 te Kinemaja e qytetit të Kavajës ndërsa varrimi në orën 14:00, shkruan Panaroma.
Ka qenë miku i saj i vjetër themeluesi i revistës Who, Eraldo Rexha, i cili ka lajmëruar dhe për ceremoninë mortore dhe për mbajtjen e homazheve.
“Sot e kam të pamundur të shkruaj për ty Adela… Por meqë të gjithë e dinin miqësinë tonë, e kam unë për detyrë t’i njoftoj të gjithë dashamirësit e tu, se nesër ora 12:00, në Kinemanë e qytetit tënd, Kavajës, do të mbahen homazhet për ty engjëll dhe prej aty do bëhet përcjellja jote për në banesën e fundit…”, kishte shkruar Eraldo Rexho.
Familjar, miq , kolegë dhe të afërm, mes dhimbjesh dhe lotësh i dhanë lamtumirën e fundit gazetares 31 vjeçare.
Adela Xhamani ndërroi jetë mëngjesin e ditës së djeshme pas një arresti kardiak në shtëpinë e saj në zonën e Freskut.
Largimi i parakohëshëm nga jeta i gazetares tronditi mbarë opinionin publik, sidomos kolegët nga skena e shoubizit.
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA