Mbrëmë u mbajt eventi “Golden Globe”.
Mes emocioneve të kompeticionit nuk kanë munguar edhe skenat gazmore. I tillë ka qenë rasti që na ka rrëfyer aktorja Meryl Streep. Meryl ka rrëfyer se nuk e priste ta gjente vendin e saj të zënë nga Mariah Carey gjatë një pushimi të reklamave.
Me shaka Maryl i ka treguar këtë moment gazmor prezantuesit Jimmy Kimmel “Ma vodhi vendin tim”. “Kur erdha, ajo ishte ulur pranë Steven Spielberg.
I thashë mund të ulesh në vendin tim, pa problem”,- është shprehur aktorja e nominuar për çmimin Oscar. Po ashtu edhe Mariah këtë skenë me aktoren e madhe, e ka ndarë me ndjekësit e saj në Tëitter, ku i kërkon edhe falje që i ka zënë vendin ne Golden Globes.
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%