Google ADS

Meryl Streep: Dustin Hoffman më kapi për gjoksi që në takimin e parë

00:58 | 4 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Aktori i njohur Dustin Hoffman, gjatë kësaj jave është akuzuar për ngacimin seksual nga shkrimtarja Anna Graham Hunter.

Hoffman në lidhje me rastin ka kërkuar falje dhe ka shtuar se nuk “dëshiron të lëndojë asnjë grua”, transmeton portali arbresh.info

Por nëse kthehemi vite pas, një akuzë e tillë ndaj tij është bërë edhe aktorja e njohur Meryl Streep.

Në një intervistë të vitit 1979, Streep ka folur rreth Dustin Hoffman, aktorit me të cilin pati shumë role bashkë.

“Ai erdhi te unë, më tha emrin dhe më kapi gjoksin”, tha Streep. “Mendova, ai është një derr i padurueshëm”.

Hoffman asnjëherë nuk e ka komentuar këtë intervistë të Meryl Streep.

Marrëdhënia mes Streep dhe Hoffman asnjëherë nuk ka qenë e mirë, por as nuk është përmisuar pas xhirimit të filmit “Kramer vs. Kramer”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme