Google ADS

Merret vendimi përfundimtar për “Eurovision 2021”

14:52 | 18 Shtator 2020
Arbresh.info

Festivali “Eurovision” do të mbahet vitin e ardhshëm.

Pas shumë dyshimeve rreth asaj se a do të jetë e mundur që vitin e ardhshëm të organizohet festivali “Eurovision”, EBU ka dalë me vendim përfundimtar, shkruan lajmi.net.

Në faqen zyrtare të festivalit është konfirmuar se “Eurovision” do të mbahet më 2021 dhe si zakonisht do të ketë dy gjysmëfinale dhe finalja e madhe.

Netët gjysmëfinale do të mbahen më 18 dhe 20 maj, kurse finalja më 22 maj, ku edhe do të shpallet fituesi.

Në mënyrë që të bëhet i mundur realizimi i festivalit, organizatorët kanë punuar katër skenarë të mundshëm se si mund të bëhet organizimi i “Eurovision”.

“Eurovision” ishte planifikuar që këtë vit të mbahet në Holandë, por për shkak të pandemisë COVID-19 ngjarja është anuluar.

Andaj, EBU në bashkëpunim me transmetuesit holandezë NPO, NOS dhe AVROTROS kanë punuar në 4 skenarë bazë për mbajtjen e festivalit.

Skenari i parë parasheh që gara të zhvillohet normalisht në Roterdam dhe të organizohen edhe të tjera aktivitete. Por, e gjithë kjo varet nga ajo se a do të shpërndahet vaksina e mundshme dhe disponueshmëria e një testimi të besueshëm.

Skenari i dytë parasheh që “Eurovision” të zhvillohet me distancë 1.5 metra për të gjithë të pranishmit dhe duhet të ketë kufizime në staf.

Skenari i tretë parasheh mbajtjen e festivalit me kufizime në udhëtim dhe njëherësh kufizim të audiencës.

Nëse ka ekip që nuk mund të udhëtojë, atëherë artistët mund ta kryejnë performancën nga vendi i tyre.

Dhe skenari i fundit parasheh që “Eurovisioni” të mbahet në mbyllje. Kjo planifikohet në rast se Holanda përfundon në izolim sërish dhe me këtë rast gara do të zhvillohet pa audiencë, ndoshta edhe pa aktivitete brenda Roterdamit.

Ky skenar do të realizohej në atë mënyrë artistët të këndonin nga vendet e tyre.

https://www.facebook.com/EurovisionSongContest/posts/10158724726343007

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme