Merr fund martesa mes Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit?

10:48 | 20 Gusht 2019
Arbresh.info

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi nuk janë në momentin e tyre më të mirë. Thashethemet janë ndezur pas pothuajse dy vitesh dhe një prej arsyeve është puna e moderatores. Një vit më parë Marina u shkëput nga TV Klan dhe fjalët qarkullonin se ishte pikërisht reperi, ai që nuk e linte bukuroshen të ushtronte profesionin e saj.

Kushtet që kishte vendosur Getoari në mënyrë që Marina të vazhdonte punën e saj në atë television, nuk ishin plotësuar nga pala tjetër dhe rrjedhimisht kontrata nuk u rinovua.

Por së fundmi, qarkullon një tjetër lajm se Vjollca do të rikthehet sërish në Tv Klan, madje do të zërë vendin e moderatorit Ermal Mamaqi, por që programi nuk dihet ende.

Në rrjetet e tyre sociale, teksa vetëm para disa javësh kishin dedikime, foto dhe postime nga pushimet e tyre anembanë botës, gjithçka ka rënë në heshtje së fundmi. As Marina dhe as këngëtari nuk publikojnë më foto bashkë. Dyshja ndiqen ende në rrjetet sociale, por nuk pëlqejnë dhe as komentojnë postimet e njëri-tjetrit.

Burime pranë dyshes, i thanë Dosja.al se dëshira e moderatores për t’u rikthyer pranë ekranit dhe profesionit të saj ka bërë që mes çiftit të lindin konflikte. Nuk dihet sesa serioze është gjendja, por vetëm fakti që Getoari zhvillon koncert në Shëngjin, dhe Marina nuk ka qenë pranë tij… vlen për të ngjallur dyshimet se martesa nuk është në ditët më të mira.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme