Google ADS

Melinda lanson këngën e re “All Night”, vjen tërheqëse në klip

21:13 | 3 Maj 2022
A. B.

Reperja e njohur, Melinda Ademi ka lansuar projektin e ri.

“All Night” quhet kënga të cilën e ka sjellë të kompletuar nga ana vizuale, shkruan arbresh.info

Producenti i shumë hiteve, Big Bang, qëndron prapa këtij projekti që padyshim se do të pëlqehet nga fansat e këngëtares.

Për shkrimin e tekstit është angazhuar vet Melinda, së bashku me Skerdin dhe Gjikon.

Si gjithmonë, Melinda vjen tërheqëse me pamjen e saj edhe në këtë video muzikore. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme