Melanie Trump personazhi më i famshëm në familjen e Presidentit

01:49 | 21 Janar 2018
Trina Galanxhi

Sipas një sondazhi të fundit të kryer nga “YouGov” për “The Economist” është gjetur se gruaja e Presidentit Donald Trump, Melania është përsoni më i famshëm në familjen Trump.

Melania Trump ka “marrë zemrën” e rreth 48 përqind të amerikanëve, të cilët e shohin atë si një grua ideale, ndërsa 52 përqind mendojnë se Presidenti Donald Trump është i tmerrshëm, transmeton portali arbresh.info

Sikurse babai, edhe vajza e Donald Trump, Ivanka konsiderohet e tmerrshme nga 42 përqind e amerikanëve, ndërsa vetëm 40 përqind mendojnë se ajo është pozitive.

Sondazhi është kryer një ditë përpara përvjetorit të inaugurimit të Donald Trump si Presidenti i SHBA-ve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme