Google ADS

Melania Trump refuzon sërish t’i japë dorën të shoqit në prani të mediave

07:06 | 26 Prill 2018
Arbresh.info

Zonja e parë e Amerikës, Melania Trump, është bërë shpesh pjesë e situatave komike kur ka qenë rasti i takimeve zyrtare me bashkëshortin e saj, Donald Trump.

Takimi i duarve të tyre është kthyer në një situatë qesharake në mbarë botën. Rasti më i fundit ka qenë në takimin e tyre me presidentin francez Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij, Brigitte.

Donald Trump është përpjekur që të bashkojë dorën e tij me të së shoqes por refuzimi I kësaj të fundit ka qenë fare i hapur, edhe pse mediat e kamerat ishin gjithandej.

Në një pikë, duket se Melania është dorëzuar, për të mos shkaktuar polemika më shumë se ç’janë shkaktuar këto muajt e fundit.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme