Google ADS

Mel Gibson i zemëruar në fotografin

15:26 | 24 Gusht 2015
Arbresh.info

Aktori i famshëm Mel Gibson së fundi ka qenë në një festival filmi në Sindei, por siç duket jo gjithçka shkoj mirë për aktorin e shumë roleve.

Dhe, arsyeja ishte një fotograf me emrin Kristi Miller, i cili e fotografoj aktorin nën shoqërinë e të dashurës së tij, 24 vjeçares Rosalinda Ross.

Mel, në momentin që e ka para fotografin duke ju afruar, ka shpërthyer në të shara dhe ofendime të pa numërta.

Kristi Miller në një deklaratë, thotë se ai është ofenduar rëndë dhe është pështyrë në fytyrë. ‘’Më tha qen dhe se unë do të shkoj në ferr. Më fyu pa fund dhe duke më fyer mbeste pa frymë’’, deklaroj fotografi, i cili tha se ishte e dashura e Gibson ishte ajo që e tërhoqi atë dhe kërkoj falje në emër të tij.

Incidenti është raportuar në polici, por një zëdhënës i aktorit raportoi se nuk është ndërmarrë asnjë masë, pasi nuk kishte asnjë kontakt fizik dhe se gjithë kjo sjellje ka rrjedhur për shkak të shqetësimit që i ka sjellë fotografi aktorit dhe të dashurës së tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme