Karriera e saj vazhdoi fuqishëm edhe pas ndarjes së grupit Spice Girls.Por jeta e Mel B duket se ka qenë një ferr.
Këngëtarja ka kërkuar divorcin nga Stephen Belafonte pas dhjetë vitesh martesë.Në dokumentet e depozituara në gjykata nga britanikja,thuhet se i shoqi e dhunonte vazhdimisht.
Jo vetëm kaq, por ajo e akuzon se ka lënë shtatzënë dadon e tyre dhe e ka detyruar këngëtaren të marrë pjesë në seks treshe.
41-vjeçarja ka kërkuar nga gjykata që të lëshojë një urdhër mbrojtje, që e detyron Belafonte-n që të qëndrojë larg saj dhe tre fëmijëve.
Por aktori 41-vjeçar thotë se këtu akuza nuk qëndrojnë.“Dikush kërkon të më paraqesë si djalin e keq,” tha ai.Këngëtarja thotë se ai jo vetëm e ka dhunuar, por e ka kërcënuar se do i publikojë video porno.
Shenjat e dhunës janë të dukshme në trupin e Mel B.Madje Belafonte duket se e ka dhunuar një natë përpara se ajo të performonte në ceremoninë e Lojërave Olimpike.Mel B ka një vajzë pesë vjeçare me Belafonte.
Ajo ka edhe dy fëmijë të tjerë nga martesa me aktorin Eddie Murphy.
Të dielën mediat britanike publikuan lajmin se çifti kishte bërë seks treshe me Lady Victoria Hervey. Një burim tha se të tre ishin shumë të dehur kur bënë seks treshe.
Për çudi ishte vetë Belafonte që postoi në IG një foto nga seanca treshe. Kurse Lady Victoria Harvey tha se i kishte pëlqyer shumë seksi me ta.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?