Google ADS

Meghan, njeri i vështirë!Tre asistente u larguan prej saj në vetëm 6 muaj

00:35 | 15 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Kishte vetëm pak kohë që punonte për Meghan Markle, por asistentja e vet personale Amy Pickerill, nuk duroi dot më.

Ajo dha dorëheqjen, dhe ndonëse u tregua fisnike duke mos e treguar me zë të lartë arsyen, flitet se shkak është bërë sjellja e Dukeshës së Sussex-it.

Në mirëbesim tek njerez të afët, Pickerill ka thënë se Meghani “ është një njeri shumë I vështirë“. Dhe se marrëdheniet e saj me punonjësit e Pallatit Kensington janë si “ me gjemba“.

Shtypi britanik shkruan se në disa raste, edhe Mbretëresha vetë e paska paralajmeruar 37 vjecaren të bëjë kujdes me sjelljen ndaj punonjësve. Pickerill është e treta që jep dorëheqjen brenda 6 muajsh. Mendohet se arsyeja lidhet në dukje me Meghan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme