Google ADS

Meghan Markle uron Ditën e Nënës përmes fotos me simbolika të veçanta

00:29 | 13 Maj 2019
Trina Galanxhi

Dita e nënës në disa vende në botë përkujtohet në çdo datë 12 maj. Ditën e sotme Dukesha Meghan Markle ka bërë një urim mjaft të veçantë për të gjithë nënat, duke përfshirë edhe veten e saj, pasi është bërë nënë para pak ditësh.

Në një foto të publikuar në profilin e saj zyrtar ajo ka publikuar një foto të këmbëve të të voglit të saj Archie.

Krahas imazhit në këtë postim është shkruar: “Për të gjitha nënat e tashmes dhe të shkuarës, nëna që presin të bëhen të tilla dhe ato që nuk janë më, por që do të kujtohen gjithnjë. Ne nderojmë secilën prej jush. Sot festohet dita e nënës në Amerikë, Kanada, Australi, Zelandë të re, Afrikë e jugut, Kenia, Japoni dhe në vende të ndryshme të Evropës,”-shkruhet në postimin e Markle.

Gjithashtu  nuk mund të mos vihej re dhe sfondi, i cili ishte i mbushur me lulet e quajtura ‘Forget Me Nots’, lulet e preferuara të Princeshë Dianës./opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme