Nuk ka dalje publike të bukuroshes Meghan Markle që të mos nxisë thashethemet lart e poshtë.
Kësaj radhe është bërë shkas mbrëmja e bamirësisë londineze për “100 Days to Peace” (100 ditë për paqen), organizuar nga ‘The Royal Armouries’, për të mbledhur fonde për veteranët e luftës të cilët kanë pësuar dëmtime mendore.
Dukesha e Sussex është paraqitur me një fustan ‘tub’ në ngjyrë blu elektrike me disa pala të valëzuara dhe të buta në pjesën e barkut.
Për median, kjo veshje është cilësuar një maskim për të fshehur ‘format e dyshuara’ dhe është një e dhënë që çon drejt përfundimit se Meghan është në një ‘pritje të ëmbël’ të fëmijës së saj të parë.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend