Dukesha e Sussex ka filluar veprimet juridike kundër Mail on Sunday, pjesë e Daily Mail, mbi pretendimin se kjo gazetë publikoi në mënyrë të paligjshme letrat e saj private.
Në një deklaratë, Duka i Sussex tha që ai dhe Meghan u detyruan të ndërmarrin veprime kundër “propagandës së pamëshirshme”, transmeton portali arbresh.info
“Kam humbur nënën time dhe tani shikoj gruan time duke rënë viktime e të njejtave forcave të fuqishme”, tha Prince Harry.
Zëdhënsi i Daily Mail ka theksuar se gazeta qëndron pranë historisë dhe do të mbrojë çështjen “fuqishëm”.
Firma juridike Schillings, e cila vepron për Dukeshën, akuzoi gazetën për një fushatë me histori të rreme dhe poshtëruese.
Firma ka paraqitur një kërkesë të Gjykatës së Lartë kundër gazetës dhe kompanisë mëmë të saj për shpërdorimin e pretenduar të informacionit privat, shkelje të të drejtës së autorit dhe shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave 2018.
Kjo nuk është hera e parë që familja mbretërore kanë ndërmarrë veprime juridike kundër shtypit. Në vitin 2017, Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit iu dhanë dëmshpërblim 100,000 euro pasi revista franceze Closer publikoi fotografitë nudo të Kate Middelton./arbresh.info/
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës