Motra e Meghan Markle, Samanta ka mohuar fjalët se Dukesha e Sussex do të takoj babain e tyre Thomas shkruan Dailystar përcjell arbresh.info
Samanta pohon se as Meghan dhe asnjëri nga pallati Buckingham, nuk ka kontaktuar me babain e tyre 74 vjecar.
Kjo ka ndodhur pas disa fjalëve se ylli i Suits ishte duke kërkuar për të ri-vendosur kontaktet me babain e saj.
Por Samanta 53, vjeçare mohoi një gjë të tillë dhe duke e quajtur këtë situatë shumë “zemërthyese”.
Ajo për The Sun tha se: “Unë flas cdo ditë me të dhe duket mjaft i mërzitur, ata asnjëherë nuk kanë kontaktuar me të”.
“Kjo është mjaft zemërthyese për të dhe unë jam shumë e mërzitur duke parë motrën time të injoroj babain tonë”.
Meghan dhe Samanta janë larguar me njëra-tjetrën që nga viti 2015.
Dukesha besohet se i ka ndërprerë raportet me babain e saj pas një intervistave ekskluzive që ai kishte realizuar që pas martesës së saj me Princ Harry.
Thomas kishte deklaruar se ai kurrë nuk do t’i dërgonte një letër urimi për ditëlindjen e 37 të vajzës së tij, duke thënë se: “se pallati do të zhduk atë brenda 3 ditësh vetëm e vetëm që ajo të mos bëhet publike.”
Pallati i Kensingon nuk ka pranuar të komentoj./arbresh.info/
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...