Aktorja e serialit “Suits”, duket se është duke kaluar një periudhë mjaft të keqe.
Katër muaj pas martesës së Meghan Markle dhe Princit Harry kanë ndodhur shumë ngjarje në Pallatin Mbretëror.
Ndërsa nusja amerikane e Harry-it përpiqej të hynte në radhën e parë të eventeve publike e të shfaqej si dukeshë, u detyrua të përballonte sulme të vazhdueshme nga babai i saj, Thomas Markle, si edhe nga motra dhe vëllai, Samantha dhe Thomas Jr., të cilët u vunë në qendër të mediave gjatë gjithë verës.
Ndonëse familja mbretërore ka qenë gjithmonë mbështetëse për Meghan, dukesha e di se Pallati është tronditur nga sjellja e familjes së saj.
Dhe, sipas shtypit britanik, “Meghan është ndier sikur çdo veprim i saj është kritikuar gjatë kohës që ajo përpiqej të përshtatej me jetën mbretërore”, – thotë një burim i brendshëm për Life & Style.
“Ajo ka qenë e dëshpëruar për shumë kohë.”Më 16 tetor, Meghan mbush plot 37 vjeç. Me këtë rast, ajo dhe Harry do të largohen nga Britania për një turne 16-ditor në Australi, Fixhi, në Mbretërinë e Tongës dhe në Zelandën e Re. “Me gjithë angazhimet e tyre, shpresojnë të kenë pak kohë larg syrit vigjilent të Mbretëreshës Elizabeta II”,- shpjegon më tej burimi. “Për pak kohë larg nga familja e Harry-t dhe ku më shumë se Australia? Ata mezi po presin të largohen nga Pallati, madje janë duke numëruar ditët deri në turne”./tring.al
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...