Google ADS

Meghan Markle me qafore kundër syrit të keq

22:18 | 28 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Dukesha e Sussexit, Meghan Markle duket se është një grua bestyte.

Gjatë vizitës së saj në Afrikën e Jugut, ajo është parë me një qafe në të cilën shfaqet dora e Fatimes dhe syri i kaltër, që është kundër syrit të keq, transmeton portali arbresh.info

Meghan është parë e veshur me qaforen e punuar nga stilisti turk Alemdara.

Sipas faqes së internetit të Alemdara, dora e Fatimës është përdorur për të ‘larguar negativitetin’ dhe është përdorur si një shenjë mbrojtjeje për shumë shekuj dhe në shumë kultura.

Gjithashtu besohet se dora e Fatimës sjell ‘shëndet, fat dhe lumturi’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme