Dje zbuluam se Meghan Markle do të rikthehet në sferën publike në një prej eventeve më të ndjekura të vitit: në Met Gala. Meghan do të jetë e shoqëruar nga Edward Enninful, me të cilin bashkëpunoi për edicionin e British Vogue. Absolutisht, prania e dukeshës do të jetë një surprizë dhe arsyeja pse më qindra mijëra njerëz do të ndjekin eventin.
Surpriza e dytë ka të bëjë me rikthimin e saj në ekranin e madh. Sipas një burimi të brendshëm, agjenti i saj po kërkon për role superheronjsh. Ajo do t’i kthehet aktrimit, por vetëm përmes një filmi ku kasta e aktorëve përbëhet nga emra të njohur.
LEXO EDHE: Kanada nuk do të paguajë për sigurinë e Prince Harry dhe Meghan Markle
Thonë se Meghan po kërkon këtë lloj specifik filmi sepse e di që s’e mban dot e vetme peshën e një filmi. Njerëzit e dinë shumë mirë kush është ajo dhe s’e injorojnë dot emrin e saj edhe kur është në rol. Sidoqoftë, Dukesha është e vendosur dhe mendon se një film me buxhet të madh dhe me emra të tjerë të njohur është rruga e duhur drejt rikthimit.
Këto dy lëvizje të Meghan nënkuptojnë shkëputjen prej imazhit si gruaja e Princ Harry-t. Ajo ishte e njohur para se të martohej me të, kishte një karrierë të suksesshme dhe synon t’i rikthehet identitetit personal që nuk varet më nga familja mbretërore.
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë