Meghan Markle flet hapur për stresin që i dhanë mediat gjatë shtatzënisë

22:17 | 23 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Meghan Markle në dokumentarin e quajtur “Harry dhe Meghan, një udhëtim në Afrikë”, ka folur hapur për stresin që ka përjetuar gjatë shtatzënisë dhe se si ka pasur ndikim kjo te shëndeti i saj mendor.

“Secila grua, sidomos shtatzënat, bëhen shumë të ndjeshme kur bëhen sfidusese në atë periudhë”, tha Markle, transmeton portali arbresh.info

“Pastaj, sapo keni sjellë në jetë një fëmijë, gjërat bëhen më të vështira. Kështu unë jam përpjekur që të jem një nënë e re, ose kam mësuar që të sillem si nënë. Unë vetëm dua që të falenderoj të gjithë që pas skenës më kanë pyetur nëse jam mirë”, shtoi ajo.

Në pyetjen nëse ajo ‘nuk ndihej mirë dhe nëse është ndjerë në stres’, Meghan është përgjigjur shkurtë dhe sinqerisht, duke thënë se ‘po, kam pasur shumë stres’.

Meghan Markle që nga hyrja e saj në familjen mbretërore, ka qenë në qëndër të vëmendje nga mediat britanike, madje në disa raste është kritikuar edhe për veshjen e saj dhe për gjërat më sipërfaqësore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme