Google ADS

Meghan Markle fiton zemrat e turmës në ngjarjen e parë zyrtare mbretërore

21:13 | 1 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Meghan Markle ka bërë angazhimin e parë zyrtar që pas shpalljes së fejesës me Prince Harry.

E veshur me një pallto të zezë dhe me shumë elegancë, ajo ka arritur të fitojë një numër të madh tifozësh, duke përfshirë edhe dikë që tha: “Është e bukur. Vetëm një princ mund të ketë një zonjë të tillë!”.

Çifti mbretëror u përshëndet me një numër të madh të njerëzve dhe kanë pranuar dhurata duke përfshirë edhe thasët e embëlsirave Haribo, që konsiderohen të preferuarat e Harryt, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info

Prince Harry dukej krenar dhe i qeshur përderisa ecte përkrah me të fejuarën e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme