Meghan Markle e ka të ndaluar konsumin e këtij ushqimi në takimet zyrtare

22:30 | 25 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Tani që gëzon statusin e “Dukeshës së Sussex’ Meghan Markle duhet të zbatojë disa rregulla. Nëri prej tyre është të privohet nga kosnumimi i disa ushqimeve.

Maria Claire ka bërë të ditur se Meghan e ka të ndaluar të të konsumojë këtë ushqim kur ka udhëtime zyrtare. Aktorja nuk mund të hajë hudhër kur ka takime zyrtare për disa arsye;

1-Meghan Markle do të takojë shumë njerëz gjatë udhëtimeve zyrtare dhe konsumimi i një hudhre sjell aromë të pakëndshme goje.

2-Mbretëresha Elizabeth II e urren hudhrën dhe kuzhinieri i Pallatit Mbretëror e ka të ndaluar të gatuajë receta me hudhra. Ajo nuk e pëlqen as qepën.

Një tjetër rregull strikt që duhet zbatuar është moskonsumimi i ushqimeve të detit përpara se të shkojnë në takime zyrtare, kjo pasi ushqimet e detit mund t’i helmojnë dhe për rrjedhojë humbasin takime të rëndësishme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme