Google ADS

Meghan Markle akzuon pallatin mbretëror se po thotë “gënjeshtra”

07:52 | 5 Mars 2021
Trina Galanxhi

Dukesha e Sussex në një klip të ri të intervistës së saj të ardhshme me Oprah Winfrey ka theksuar se pallati mbretëror “po vazhdon të gënjejë” për të dhe Prince Harryn.

Në klipin e publikuar, Meghan është pyetur se si ndihet në lidhje me pallatin të cilët do të dëgjojnë që ajo “po thotë vërtetën për jetën e saj”, transmeton portali arbresh.info

“Unë nuk e di se si ata mund të presin që pas gjithë kësaj kohe ne të heshtim rreth gënjeshtrave që janë thënë rreth nesh”, tha ajo.

“Dhe nëse kjo vjen me rrezikun e humbjes së gjërave, dua të them – ka shumë që kanë humbur tashmë”, shtoi ajo.

Kjo pjesë e klipit është lëshuar pasi Pallati Buckingham njoftoi se do të fillonte një hetim mbi akuzat e bëra nga Meghan se ishte ngacmuar nga ish-stafi mbretëror.

Pas një raporti të The Times pretendohet se Dukesha e Sussex kishte dëbuar dy ndihmës personalë gjatë kohës që ishte si punë mbretërore, ndërsa stafi i Pallatit Kensington ishte “poshtëruar” në disa raste.

“Nuk është rastësi që akuzat e shtrembëruara disa vjeçare që synojnë minimin e dukeshës po informohen për mediat britanike pak para se ajo dhe duka të flasin hapur dhe sinqerisht për përvojën e tyre të viteve të fundit “, tha një zëdhënës i çiftit.

Intervista, pjesa më e madhe e së cilës është mes Meghan dhe Ëinfrey, me Harry-in që u bashkua në fund, është promovuar si “intime” dhe “e sinqertë”.

Intervista e plotë do të transmetohet të dielën në SHBA në CBS dhe më 8 mars në ITV në Britani të Madhe./arbresh.info/

Të ngjashme