Google ADS

Meghan Markle aksidentalisht zbulon gjininë e foshnjës

01:05 | 28 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Meghan Markle dhe Prince Harry u shfaqën në një transmetim të drejtpërdrejtë të “Spotify” dhe befasuan publikun i cili me entuziazëm vuri re një detaj të ri mbi ish-aktoren.

Tifozët e Meghan dhe Harry mendojnë se ata u shfaqën në publik, me qëllim që të bëjnë të ditur gjininë e foshnjes së tyre, transmeton portal arbresh.info

Ata u shfaqen nga shtëpia e tyre në Santa Barbara për të promovuar podcastin e tyre “Archewell Audio”.

Meghan e cila shkëlqentë në pamje, ka rënë në sy për shkak të unazës ngjyrë rozë që mbarte.

Falë kësaj, adhuruesit e çiftit besojnë se ata do të bëhen me një vajzë.

Prince Harry dhe Meghan Markle nuk kanë dhënë asnjë koment mbi këtë.

Ekspertët e familjes mbretërore besojnë se Meghan është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe se pritet të vijë në jetë në muajin qershor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme