Meghan Markle ‘e ktheu Princin Harry në një njeri më të mirë’ dhe solli ‘karizëm’ në familjen mbretërore që tani mungon, ka thënë një autor mbretëror.
Duka dhe Dukesha e Sussex morën vendimin për t’u larguar nga familja mbretërore dhe tani jetojnë në Kaliforni me djalin e tyre Archie, transmeton portali arbresh.info
Në një intervistë për “Daily Star”, Sean Smith, autori i librit “Meghan Misunderstood”, tha se qëndrimi i Harryt ka ndryshuar dhe nga një ‘djalë’ është kthyer në ‘burrë’ dhe i tërë ky ndryshim ka ndodhur falë gruas së tij.
“Princi Harry është njeriu që shërbeu në dy turne detyre në Afganistan dhe me të vërtetë ishte duke e bërë atë. Karriera ushtarake e ndihmoi atë që të rritet, mirpo martesa me Meghan Markle e ka bërë atë njeri më të mirë”, tha Smith.
Autori i njohur e ka përshkruar Meghan si një ‘grua me përmbajtje’.
“Historianët e kanë parë shpesh herë familjen mbretërore si histori të mërzitshme, por me hyrjen e Meghan Markle, gjërat ndryshuan. Ajo solli karzimë në familje, që tani është duke i munguar. Unë nuk dua të trokas anëtarët e familjes mbretërore, Princi Ëilliam, Kate, dhe anëtarët e tjerë gjithashtu, por Meghan ka një përvojë tjetër jetese nga ata. Ajo solli në familjen mbretërore gjëra të reja, që tani po i mungojnë”, shtoi ai./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...