Meghan lindi foshnjën e saj në spitalin “Portland”, akomodimi i kushtoi 15 mijë funta

14:47 | 7 Maj 2019
A. B.

Dukesha e Sussex-it Meghan Markle solli në jetë foshnjën e saj të parë në spitalin “Portland”.

Meghan Markle shërbehej në dhomën e saj luksoze me shampanjë e ushqim deti, shkruan DailyMail, përcjell portali arbresh.info.

Ajo është dërguar në spitalin “Portland”, ku lindjet kushtojnë nga 15 mijë funta, dhomat janë të pajisura me katë shtretër për foshnja.

Nënat e tjera të famshme që kishin lindur fëmijët në këtë spital janë edhe Victoria Beckham, Liz Hurley dhe Jools Oliver.

Pak orë pas lindjes, Meghan dhe Harry janë kthyer në shtëpinë e tyre të re në Frogmore në Windsor. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme