Meghan Markle e gjeti të bërit princeshë një përvojë “krejtësisht të ndryshme” nga ajo që miqtë e saj prisnin të ishte jeta mbretërore kur ajo filloi të dilte me Princin Harry.
Duke folur me aktorin amerikan Dax Shepard, Prince Harry foli për shumë tema të rëndësishme në raport me familjen e tij, përfshirë edhe marrëdhënien me Prince Charles, takimet me Meghan dhe terapinë që e ka ndihmuar atë, transmeton portal arbresh.info
Ai tha se është rritur duke parë filma të Disney, por theksoi se jeta në një mbretëri është komplet ndryshe nga ajo e përrallave.
“Unë mendoj se mënyra e vjetër e të menduarit – princi dhe princesha – dhe vajzat e vogla duke lexuar këto përralla të mrekullueshme, dhe kur lexon ose shikon ato nuk do asgjë tjetër përpos që të jesh princeshë, por e tëra është ndryshe”, tha Prince Harry.
“Gruaja ime kishte shpjegimin më të mahnitshëm për atë që është diçka e ngjashme, ju nuk keni nevojë të jeni një princeshë për të krijuar një jetë të mahnitshme. Dhe kjo vjen nga përvoja e saj e jetuar”, shtoi ai.
“Kur u bëmë bashkë, ajo tha se është krejtësisht ndryshe nga sa mendonin miqtë e saj”, shtoi ai.
Meghan dhe Harry filluan të takoheshin për herë të parë në 2016 dhe u fejuan vitin e ardhshëm. Tani janë prindër të një djali dhe janë në pritje të një vajze.
Gjatë intervistës bombë të çiftit me Oprah Ëinfrey ajo pretendoi se monarkia ishte një institucion racist dhe shumë i vështirë për të jetuar.
Prince Harry ka theksuar se pas largimit nga Familja Mbretërore dhe pas fillimit të jetës në SHBA ai ndihet më i lehtësuar.
Ambicia e tij tani është të përdorë ‘pozicionin e tij të privilegjuar për të ndihmuar të tjerët’.
Lirinë e të jetuarit në SHBA ai e përshkroi kështu: Ndihem ndryshe, më i lirë. Mund të ecë më i lirë, dhe këtu mund të marr djalin tim në pjesën e pasme të biçikletës, gjë të cilën nuk do të më lejohej kurrë ta bëja në Londër./arbresh.info/
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...