Google ADS

Megan ‘mbush kupën’ me gabimet në pallatin mbretëror, po flitet për divorc

00:41 | 29 Janar 2019
Trina Galanxhi

Dukesha e Sussex ka thyer shumë herë protokollin e familjes mbretërore dhe mbretëresha Elizabet, mesa duket ka në plan ta largojë më ceremoni nga pallati mbretëror.

Këto aludime hidhen pasi revista prestigjioze “Globe” ka zbuluar një e-mail të një prej anëtareve të familjes mbretërore, që zbulon qëllimet e Mbretëreshës pas sjelljeve jo të mira të ish-aktores amerikane.

 

Meghan nuk i përmbahet në mënyrë strikte kodit të veshjes. Po ashtu dukesha e Susexx ka pushuar nga puna edhe shumë anëtarë të stafit të saj.

Kërkesa më e çuditshme dhe që ka revoltuar shumë familjen është edhe ajo që ka të bëjë me fëmijën që pritet të vijë në jetë në muajin prill. Meghan vendosi që fëmija do të kujdeset nga nëna e saj Doria Ragland në vend të dadove të Pallatit Mbretëror.

Të gjitha këto arsye janë të mjaftueshme për t’i dhënë fund kësaj martese. Aktorja përflitet se mund të përfitojë 37 mln dollarë, në shkak divorci, por ajo nuk do ta marrë fëmijën me vete./intv/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme