Google ADS

Megan Fox thotë se ishte dashuri në shikim të parë me Machine Gun Kelly

21:04 | 18 Nëntor 2020
Arbresh.info

Megan Fox duket se është kokë e këmbë e dashuruar me të dashurin e ri Machine Gun Kelly.

Në një intervistë për Nylon duke treguar detaje nga albumi i ri i reperit 30-vjeçar, aktorja 34-vjeçare përshkroi se si është ndjerë kur e takoi për herë të parë në shesh xhirimin e filmit Midnight In the Switchgrass, transmeton portali arbresh.info

“Shikova në sytë e tij dhe ndjeva shpirtin më të paprishur, më të butë dhe më të pastër. Zemra mu bë copash menjëherë”, tha ajo.

Ylli i ‘Transformers’ vuri në dukje se reperi ishte një person më i gjallë sesa kishte parashikuar, por që ajo ishte plotësisht e hapur për përvojën.

“Ta duash atë është si të jesh i dashuruar me një cunami ose një zjarr pylli”, tha bukuroshja.

Fox gjithashtu deklaroi se, ndërsa Kelly mund të ketë ardhur si një figurë frikësuese për të tjerët rreth tyre, ajo e sheh personin e tij publik si ‘një mënyrë për të fshehur veten nga vetja dhe nga pjesa tjetër e botës’.

Ajo ishte gjithashtu e prerë se muzikanti ishte i gatshëm të hynte në një marrëdhënie të pjekur, duke theksuar se, “Nuk ka kurrë një përpjekje për ta kontrolluar atë nga ana ime”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme