Divorci nuk është pjesë e marrëveshjes mes Megan Fox dhe burrit të saj Brian Austin Green, sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga “The Blast”.
Fox e ka forcuar bashkimin çiftëror duke kërkuar të shkarkohet çështja e divorcit, gati katër vjet pasi ajo fillimisht kishte paraqitur kërkesën për divorc, përcjell “Zëri.info”.
Pas shtatzënive të Fox me djemtë Noah 6 dhe Bodhi 5, lexuesit e portalit amerikan për argëtim the thashetheme “Radar” ishin të befasuar kur zbuluan se aktorja e filmave kishte depozituar për divorc nga ylli Beverly Hills 90210 në prill 2015, vetëm pak ditë pasi çifti, që ishin bashkë prej 11 vitesh, kishte konfirmuar ndarjen e tyre.
Në atë kohë dokumentet gjyqësore të marra ekskluzivisht nga “Radar”-i përmendën “dallime të papajtueshme” si arsye për përfundimin e martesës së tyre pesëvjeçare, por “Radar”-i më vonë mësoi se çështja e divorcit kishte qenë mbi tavolinë për shumë kohë, madje shumë kohë para se ta ndanin lajmin me mediet.
Teksa po vazhdonte çështja e divorcit, “Radar” kishte mësuar se divorci ishte për shkak të mospajtimeve personale. “Që të dy ishin si fëmijë grindavecë. Prapa skenave ziheshin gjatë gjithë kohës. Ishte thuajse komike”, kishte thënë një burim i brendshëm.
Gjithsesi pas lajmeve për divorcin e tyre Megan dhe Brian Austin ishin parë së bashku teksa bënin pazar dhe shkonin në pushime familjare. Jo shumë pasi “Radar” tregoi që ata po prisnin fëmijën e tretë, ata treguan që do të blinin një shtëpi së bashku. Në vitin 2016 ata u bënë edhe me një tjetër fëmijë.
Mediet kanë raportuar gjithashtu që Megan Fox ka qenë ajo që ka kërkuar divorcin, por Brian Austin ka bërë që ajo ta ndryshojë mendjen. Mesa duket puna e tij ka dhënë rezultate.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...