Reperi i famshëm amerikan, Meek Mill, i është nënshtruar një procesi gjyqësor të ri mbi akuzat për drogë dhe armë, veprat të cilat datojnë në vitet e tij adoleshente.
Tre gjyqtarë në Pensilvani vendosën se kishte probleme të besueshmërisë me gjyqin e tij fillestar në vitin 2008.
Reperi, i cili u burgos në vitin 2017 për një shkelje të vogël, tani po përballet me drejtësinë për vepra kriminale.
Ai është mbështetur nga të famshmit dhe aktivistët, të cilët thonë se sistemi i trajton më pak ashpër pakicat pasi Mill nisi një fushatë për trajtim më të mirë ndaj personave të kësaj kategorie.
Meek Mill, emri i të cilit është Robert Rihmeek Williams, tha se 11 vitet e fundit kishin qenë sfiduese “mendërisht dhe emocionalisht”. /Telegrafi/
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e mortajave në ...
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...
Dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Prokuroria Them...