Kurir është mediumi serb që ia ka kushtuar një artikull këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipës, të cilët ua janë referuar suksesit të saj me këngën “New Rules” “Be the One”, “IDGAF”.
Mirëpo ky medium, përpos suksesit të Dua Lipës, ka folur edhe për bukurinë e saj, saktësisht prej kujt e ka trashëguar bukurinë ajo.
“Shqiptarja nuk e ka pushtuar Hollivudin vetëm me bukuri por edhe me zë. Dua Lipa tashmë është seks simbol, por gjenet e bukurisë i ka nga nëna e saj”, thuhet mes të tjerash në Kurir, transmeton kultplus.
Dua e trashëgoi talentin nga babai Dukagjini, pasi që ai ka bërë muzikë për dekada në Kosovë, ndërsa ajo sigurisht që bukurinë e “ka marrë” nga e ëma, thuhet në këtë artikull, për familjen Lipa, ku vajza e saj tashmë ka pushtuar botën në të katër anët.
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?