Serialit të popullarizuar në Netflix, “La Casa de Papel” përflitet se do t’i bashkohet një prej aktorëve më të famshëm turk.
Fjala është për Aras Bulut Iyenmli i cili tashmë për publikun shqiptar u bë i njohur nga roli i “Jamaçit” në serialin “Çukur” dhe “Memo” në filmin “Mrekullia në qelinë nr.7”.
Mediat turke së fundmi raportuan se aktori 29-vjeçar ka marrë një ofertë për të luajtur në sezonin e ardhshëm të “Money Heist”.
Se çfarë roli dhe cili personazh do jetë ua sjellim disa detaje më poshtë, sipas tabloideve në Turqi.
Ylli i kinematografisë turke do të bashkohet me serialin në sezonin e ri të La Casa De Papel. Ndërsa e ardhmja e karakterit të Stambollit vazhdon të flitet në seri, personazhin e tillë duket se do ta rrëmbejë Aras Bulut Iyemli.
Aktori, i cili shpesh ka bërë tituj me performancën e tij në serialin Çukur, planifikon të shpallë emrin e tij në La Casa de Papel, në një nga serialet më të shikuara në botë.
Kush është Aras Bulut Iyemli?
Aras Bulut İynemli lindi më 25 gusht 1990 në Stamboll. Ai ka një motër më të madhe të quajtur Yesim dhe një vëlla më të madh të quajtur Orcun. Emri i babait të tij është Cengiz dhe nëna e tij është Sevtap. Pasi mbaroi shkollën e mesme në Beşiktaş Anadoll, ai filloi të aktrojë ndërsa studionte inxhinierinë e avionëve në Universitetin Teknik të Stambollit.
Iyemli ka luajtur në shumë filma dhe seriale turke dhe së fundmi bëri sërish që të flasin për të falë rolit të tij të mrekullueshëm në filmin “Mrekullia në qelinë nr.7”.
Ndërkaq, aktori nuk ka dhënë ende një përgjigje përfundimtare për “La Casa de Papel”, por lajmi tanimë ka pushtuar mediat turke.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...