Mediat turke shkruajnë për Morena Tarakun

20:19 | 16 Maj 2019
A. B.

Morena Taraku po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Modelja, njëherësh këngëtarja shqiptare është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet më të frekuentuara sociale. Në atë Instagram numëron mbi 900 mijë ndjekës për të cilët publikon imazhe dhe video të llojllojshme, shkruan portali arbresh.info.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë të ditur se mediet turke i kanë kushtuar disa artikuj bukuroshes shqiptare. Në këto shkrime thuhet se Morena është zhvendosur në Turqi dhe po punon rreth projekteve të reja.

Bukuroshja aktualisht është në Turqi, ku edhe po e zhvillon karrierën e saj muzikore. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme