Shqipëria është përfaqësuesja e parë që kaloi në finale të Eurovisionit.
Në këtë edicion, Shqipëria po përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi me këngën me “Duje”, shkruan Arbresh.info
Pas performancës ata kanë folur për media për ndjenjën e kalimit në finale. Nga gazetarët janë pyetur edhe për faktin se si ndihen pasi me prejardhje janë nga Kosova, dhe arritën suksesin për Shqipërinë në Eurovision.
“Ne jemi të një gjaku, të një kombësie, Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër dhe ne kemi një nënë që është Shqipëria e Madhe”, tha Kelmendi.
E kjo deklaratë e Kelmendit, nuk iu ka pëlqyer mediave serbe, të cilat madje e kanë transmetuar si skandal.
“Skandali i shqiptares në Eurovizion: “Shqipëria e Kosova jemi si vëlla e motër, dhe nëna jonë është Shqipëria e Madhe”, është vetëm një nga titujt e mediave në Serbi në lidhje me deklaratën e familjes Kelmendi.
Kujtojmë se, finalja do të mbahet të shtunën duke filluar nga ora 21:00. /Arbresh.info/
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...
Kurti dhe Nagavci takuan studentët përfitues të bursave nga ...