Pak para fillimit të “Sanremos”, u diskutua shumë në media për pagesat që do të merrnin prezantuesit. Duke qenë festivali më i rëndësishëm italian, sigurisht që shpenzimet për “Sanremon” janë marramendëse, po ashtu edhe fitimet.
Sipas mediave italiane, investimi i televizionit Rai tejkaloi 15 milion euro, dhe thuhet se ka fituar tre herë më shumë nga reklamat.
Ndërsa prezantuesit mes tyre edhe prezantuesja shqiptare, Alketa Vejsiu, janë paguar 25 mijë euro për një natë. Këtu përjashtohet Georgina e cila ka marrë 140 mijë euro.
Ndërsa prezantuesi dhe drejtori artistik Amadeus është paguar 500-600 mijë euro.
Aktori i njohur Roberto Benigni për performancën e tij gjatë natës së tretë ka marrë 300 mijë euro ndërsa dy bashkëprezantuesit Tiziano Ferro dhe Fiorelo nga 250 mijë euro./lajme.al/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok