Mediat italiane shkruajnë për Alketa Vejsiun: URAGAN!

16:12 | 7 Shkurt 2020
A. B.

Me një fustan Dolce&Gabana , një rozë e thellë e dizenjuar me gurë të bardhë Alekta Vejsiu u bë e dyta shqiptare që zbriti shkallët e festivalit më të famshëm në Itali SANREMO, por ndryshe nga Ermal Meta, ajo nuk ishte pjesëmarrëse në garë, por prezantuese.

“Kjo ka qenë një ëndërr për mua, e rritur në një vend të vogël si Shqipëria”, kështu e nisi Alketa Vejisu rrëfimin për vendin e saj të vogël, duke treguar sesi shqiptarët në fshehtësi duke mbyllur dyer e dritare ndiqni edhe në diktatorë festivalin e Sanremos. Dhe për të treguar Shqipërinë tjetër, Alketa zgjodhi të vishte një fustan të kuq, ngjyrën e flamurit shqiptar.

“Të dëgjoje Celentanon në kohën e diktaturës mund të të kushtonte jetën në vendin tim. Ishte koha kur e mësoje italishten fshehurazi duke parë “Rai”, prandaj unë jam këtu për t’ju thënë faleminderit Itali, sepse na dhe shumë me muzikën tënde. Jam sonte në këtë skenë për të të thënë që je një symbol, një shembull integrimi, pasi ai djali i cili tashmë është i madh në muzikën italiane është Ermal Meta”.

Dhe atë që ka bërë muzika italine për Alketën është si të mos vendosësh kufi mes dy shteteve sepse muzika i thyen muret e ndarjes.

“Jam këtu për një mesazh dashurie sepse muzika s’ka nevojë për një pasaportë, por thjesht na mëson që të duam. Babai im këndonte gjithmonë një këngë që thoshte ‘Loti që vjen nga një zemër e thyer ,bie në një det të madh dëshpërimi”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BLITZ.AL (@blitz.al) on

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme