Google ADS

Mediat e huaja: Rita Ora kërcen vallen tradicionale në Kosovë

07:19 | 18 Shkurt 2018
Arbresh.info

Festa e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka kulmuar mbrëmë me koncertin e Rita Orës në sheshet kryesore të Prishtinës.

Rita ka mahnitur bashkëkombësitë e saj kur është shfaqur në skenë me veshje kuq e zi, mjaft provokative, shkruan arbresh.info.

Mediat angleze e kanë përcjellë me kujdes koncertin e saj në Kosovë duke shkruar se si Rita kishte vallëzuar madje edhe valle tradicionale shqiptare bashkë me ekipin e saj.

Rita ka ndezur mbrëmë fansat në Kosovë kur ka filluar të vallëzonte me “Shotën” ndërkohë që në dorë mbante një shami të kuqe./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme