Stacioni televiziv britanik “Channel 4” është i vendosur që të transmetojë më 6 gusht videot e diskutueshme të leksioneve për komunikimin publik që princesha Diana ka marrë nga viti 1992 deri në 1993-shin nga profesori amerikan, Peter Settelen dhe që përmbajnë të dhëna për jetën private të princeshës, e cila vdiq më 31 gusht 1997.
Një zëdhënës i këtij televizioni tha se ”kemi të bëjmë me një dokument me rëndësi historike” dhe se për këtë arsye ato duhet t’u bëhen të ditura opinionit publik.
Ndërkohë, disa miq dhe vëllai i princeshës, Charles Spencer, janë shprehur kundër publikimit të tyre, pasi përbëjnë ndërhyrje në jetën private si edhe fyejnë kujtimin e saj. Edhe familja mbretërore britanike, sipas medias vendase, nuk e sheh me sy të mirë këtë veprim, që hap plagët e vjetra të monarkisë, sidomos për komentet mbi jetën e Dianës me princin Çarls.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe