Google ADS

“Më vjen shumë keq për fëmijët”, Sara shpërthen në lot dhe përqafon Drenushën

15:56 | 4 Janar 2025
Q L

Në një moment emocionues të transmetuar në “Big Brother VIP Kosova 3” (BBVK3), Sara ka shprehur një kompliment të thellë për nënën e Drenushës, duke e quajtur atë një “zonjë të vërtetë” dhe një grua shumë të fortë.

Kjo ndodhi pas një bisedë ku Sara ka ndarë emocionet e saj për fëmijët e Drenushës, të cilët ishin përjashtuar nga mundësia për t’u takuar me të në programin e njohur.

Me lot në sy, Sara i tha Drenushës se e ndiente dhimbje për situatën që ajo dhe fëmijët e saj kishin kaluar. Drenusha e kishte zbuluar një ditë më parë se ish-bashkëshorti i saj, Atilla, nuk i lejoi fëmijët që të ekspozoheshin në BBVK3 dhe të takoheshin me të, një moment që e ka prekur thellë Drenushën dhe të pranishmit.

“Drenushë, mami yt u duk e mrekullueshme, duket një zonjë e vërtetë edhe shumë e fortë, domethënë kuptohet nga e ke marrë. Edhe më vjen shumë shumë keq për fëmijët!”, ka thënë Sara, ndërsa i është afruar Drenushës për ta përqafuar në një moment mbështetjeje dhe solidariteti.

Ky moment ndjesor ka ndihmuar të theksohet jo vetëm forcë e karaktereve të Drenushës dhe nënës së saj, por edhe bashkërendimi i ndjenjave dhe mbështetjes mes konkurrentëve në këtë edicion të BBVK3.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme