Me video dhe fotografi joshëse nga klipi, Melinda tregon datën e publikimit të këngës së re

23:30 | 1 Maj 2022
A. B.

“All Night” do të titullohet kënga e re e Melinda Ademit, të cilën e ka paralajmëruar për fansat e saj.

Projekti i ri do të kompletohet nga ana vizuale dhe si rëndom, këngëtarja do të vijë atraktive në videoklip.

Kjo tashmë është mësuar edhe përmes imazheve që ajo i ka ndarë me mbi 1.1 milion ndjekësit e saj në Instagram.

Ditë më parë, Melinda kishte sjellë set fotografish nga xhirimet, ndërsa të njëjtën e ka bërë edhe gjatë të dielës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MELINDA (@melindaademi)

Për më shumë, ajo ka sjellë një fragment të shkurtër nga videoja muzikore duke bërë të ditur se klipi do të lansohet të martën (3 maj).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme