The Weeknd njoftoi se do të dhurojë 1 milion dollarë për përpjekjet lehtësuese në Etiopi mes konfliktit të vazhdueshëm në vendin afrikan, transmeton arbresh.info.
“Zemra më thyhet për popullin tim të Etiopisë pasi civilët e pafajshëm duke filluar nga fëmijët e vegjël e deri tek të moshuarit po vriten në mënyrë të pakuptimtë dhe fshatra të tërë zhvendosen nga frika dhe shkatërrimi”, shkroi në Instagram të dielën këngëtari. “Do të jap 1 milion dollarë për të siguruar 2 milion vakte nëpërmjet Programit Botëror të Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe për të inkurajuar ata që mund të japin ta bëjnë një gjë të tillë”.
The Weeknd, i lindur Abel Makkonen Tesfaye në Kanada, është djali i emigrantëve etiopianë Makkonen dhe Samra Tesfaye.
Konflikti në Etiopi filloi në nëntor pasi Fronti i Çlirimit kapi bazat ushtarake në rajonin verior etiopias, duke bërë që kryeministri Abiy Ahmed të urdhëronte një ofensivë ushtarake për të përzënë grupin, raporton “BBC”./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%